Aktualitet

Dalin fotot/ Kush janë babë e bir që u vranë me armë në mes të rrugës në Klos

Shkruar nga Liberale
Dalin fotot/ Kush janë babë e bir që u vranë me armë

Dy persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur pas të shtënave me armë në qendër të Klosit. Vizion Plus ka publikuar fotot e Liri dhe Kenado Shirës, babë e bir.

17 vjeçari humbi jetën në vendngjarje sapo u qëllua me armë zjarri, ndërsa babai i tij me plagë të rënda u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë, pak pas ngjarjes së rëndë Shyqyri Mjeshtri, i cili dyshohet si autori vrasjeve, ka vrarë edhe veten. Të arrestuar deri tani janë dy persona, Besnik dhe Fatmir Mjeshtri.

[gallery columns="1" size="full" ids="1285334,1285335"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH