Aktualitet

Dalin fotot e të arrestuarve për skandalin me publikimin e pagave

Shkruar nga Liberale
Dalin fotot e të arrestuarve për skandalin me publikimin e pagave

Dalin fotot e katër të arrestuarve për skandalin e publikimit të listës së pagave të rreth 650 mijë qytetarëve.

Në pranga përfunduan dy punonjës të IT të Drejtorisë së Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qiriako, si dhe dy përmbaruesit privat, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Nga hetimet rezultoi se Eni Qiriako i kishte dërguar të dhënat e pagave kolegut të saj Andi Agaraj, dhe më pas ky i fundit ua kishte shitur në periudha të ndryshme subjekteve private, të cilat i kishin përdorur për interes të tyre.

Listë pagesat ishin dërguar me e-mail, ndërsa Agaraj pasi i kishte marrë, i kishte kopjuar në CD dhe ua kishte dërguar dorazi dy përmbaruesve.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës tha se rasti nuk ka të bëjë me ndërhyrje në sistem, por me shpërdorim detyre. Nga ana tjetër, Imeraj konfirmoi se po vijojnë hetimet edhe për targat dhe patronazhistët dhe se po hetohen edhe zyrtarë të lartë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1231610,1231611,1231612"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH