Globi

Dalin foto nga varri i Prigozhin/ Ukrainasit: U varros si një qen endacak dhe pa nderime ushtarake

Shkruar nga Liberale

Yevgeny Prigozhin u përcoll ditën e sotme në banesën e fundit, me një ceremoni private në Shën Petërsburg.

Varrimi i kreut rus të organizatës mercenare Wagner u mbajt në fshehtësi të plotë, në një rreth të mbyllur, në një varrezë në periferi, pranë babait të tij. Ndërkohë, mediat kanë publikuar dhe pamjet e para, teksa pranë varrit nuk mund të dallohen njerëz.

“Kreu i PMC Wagner u varros si një qen endacak dhe pa nderime ushtarake në një varrezë pa emër pranë babait të tij”, komentojnë ukrainasit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH