Aktualitet

Dalin emrat e të rinjve që u kapën me çanta me drogë në kufi

Shkruar nga Liberale
Dalin emrat e të rinjve që u kapën me çanta me drogë

Policia greke ka bërë publikë emrat e tre shqiptarëve, të cilët në datën 16 tetor u kapën me 31 kilogramë marijuanë, në afërsi të Filatit.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë Alket Hamitaj, 31-vjec nga Saranda, me precedentë të mëparshëm penalë në Sarandë si dhe Roland Shahi, 30-vjeç e Antonio Debrovo, 24-vjeç, të dy nga Elbasani.

Sic thekson policia greke, ata janë thjesht transportues të drogës nga mali, pasi transportin deri në kufi dhe atë nga kufiri për në brendësi të tokës greke do e bënin të tjerë persona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH