Aktualitet

Dalin emrat e 2 shqiptarëve, ishin kokat e grupit kriminal në Itali

Shkruar nga Liberale
Dalin emrat e 2 shqiptarëve, ishin kokat e grupit kriminal në Itali

Nga burime të policisë Italiane zbardhet çeshtja e trafikimit të drogës midis Shqipërisë dhe Irpinias, e cila u shkatërua në vitin 2016, policia del në përfundimin se një pjesë e kokainës dhe marijuanës ishte menduar për klanin e ri të Partenio.

Mediat fqinje raportojnë se droga transportohej nga Shqipëria, drejt Puglias dhe Irpinias.

Hetuesit nxjerrin emrat e grupit kriminal të cilët ishin shqiptarët Ernesto Nigro dhe Ermal Luku, të dy banues prej vitesh në Alta Irpinia.  Gjatë hetimeve u zbulua se Nigro ishte drejtues i shpërndarjes së drogës midis Bagnolit dhe Montellas. Territori mbi të cilin kishte vendosur sytë klani i ri i Partenio.

Njërit prej të arrestuarve nga kontrollet e policisë  i janë gjetur në shtëpinë e tij një karrocë me gati njëmbëdhjetë kilogram marijuanë, braktisur në bodrumin e shtëpisë. Ndërsa në tualetin e kësaj shtëpie u gjetën dhe sekuestruan mbi 900  gramë kokainë, vlera e së cilës mendohej të shkonte nga 700 mijë deri në 900 mijë euro.

Zonat që besohej se shisnin drogën ishin: Avellino, Bagnoli, Cassano Irpino, Chiusano San Domenico dhe Olivano sul Tusciano.

Hetimet  e vazhdueshme të policisë, dhe nga burime të brendshme  u rindërtua plani i shitjes së grupit kriminal. Policia përgjoi të dyshuarit duke filluar nga 2014 deri në 2015, ndërsa në 2016 u realizua goditja e grupit të trafikimit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH