Showbiz

Dagz zbulon më në fund se kur Einxhel do të veshë fustanin e bardhë

Shkruar nga Liberale
Dagz zbulon më në fund se kur Einxhel do të veshë fustanin e

Që prej ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, një ndër pyetjet që i është bërë më shpesh Einxhel dhe Dagz është në lidhje me dasmën e tyre dhe e njëjta pyetje nuk ka munguar edhe në një bisedë vituale që moderatorja ka bërë me ndjekësit e saj.

Ditën e sotme, Einxhel iu ka kërkuar ndjekësve të saj që t’i bëjnë një pyetje Dagz, duke qënë se ai asnjëherë nuk organizon një “Ask” në profilin e tij.

Ndër pyetjet e shumta, një nga përdorueset e rrjeteve sociale ka shkruar: “Kur e ka ndërmend Dagzi të të veshi me vello të bardhë ty o dritë”?

Ndërkohë që moderatorja ka bërë fillimisht një shpjegim të situatës, duke thënë se është një pyetje që janë kanë bërë në të gjitha intervistat si edhe një natë më parë është diskutuar në familje, Dagz është përgjigjur:

“Kur të rritet Tevi që të na sjellë unazat”

Ndërkohë Einxhel nuk e ka mbyllur me kaq por ka shtuar: “Po fëmija tjetër çfarë do bëjë ndërkohë”?

Dagz: Fëmija tjetër do qajë.

Einxhel: Pra jemi në dorë të Trevit. Kur të rritet Trevi dhe ta shikojmë që është i aftë të mbajë unazat dhe të eci. Se po duket sikur unë dua të martohem me zor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH