1

Çun Lajçi, në rrugë për të shitur librat e tij

               Publikuar në : 17:58 - 03/09/20 liberale

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, mbërriti në Tiranë, për t’ia prezantuar vetë lexuesit librat e fundit. Ai thotë se politikat e kulturës në Kosovë dhe Shqipëri e kanë braktisur atë dhe vargjet e tij.

“Njerëzit nuk e dinë çfarë përmbajnë dhe çfarë është ajo dhe hezitojnë ta blejnë. Në mungesë të ministrisë së arsimit dhe kulturës që merren dhe e kanë për detyrë të blejnë prej një botuesi 100 kopje të Sabri Hamitit apo dhe 100 kopje të miat, dhe më pas për t’i shpërndarë dhe furnizuar bibliotekat“, thotë ai.

Ai solli në Tiranë librin e tij më të fundit të titulluar “Bastardët”, një libër që ua dedikon politikanëve. Nga këta të fundit ka të njëjtin zhgënjim si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

“’Bastardët’ i kam hedhur poshtë në tokë. Bastardët janë krejt kremi politik këtu dhe atje të cilët e kanë zhvat këtë popull dhe po vazhdojnë ta bëjnë në mënyrë akoma më të guximshme”, thotë autori.

Kjo vjeshtë do ta rikthej sërish në kinematografi, në një projekt të madh, por që do të zbulohet në kohën e duhur.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back