Aktualitet

Çuçi paralajmëron zjarrvënësit: Do përballeni të gjithë me ligjin!

Shkruar nga Liberale
Çuçi paralajmëron zjarrvënësit: Do përballeni

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka paralajmëruar të gjithë autorët e zjarrvënieve në vend, se do të përballen me ligjin.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Çuçi deklaron se me zjarrin nuk luhet dhe as nuk bëhet shaka.

“Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment", shkruan Çuçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH