Aktualitet

Çuçi paralajmëron ndryshime të Kodit Penal: Miratuam strategjinë për kontrollin e armëve

Shkruar nga Liberale
Çuçi paralajmëron ndryshime të Kodit Penal: Miratuam

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njftoi se në mbledhjen e qeverisë u miratu plani i veprimit 2022-2024 për zbatimin e strategjisë për kontrollin e armëve të vogla të lehta, eksplozive dhe municioneve. Ndërsa tha se ky plan veprimi synon të parandalojë mbatjen e armëve në mënyrë të paligjshme në duart e qytetarëve, Çuçi paralajmëroi edhe ndryshime të Kodin Penal.

“Sot miratuam planin e veprimit 2022-2024 për zbatimin e strategjisë për kontrollin e armëve të vogla të lehta, eksplozive dhe municioneve. Si një plan i cili do të mundësojë zbatimin e kësaj strategjie. Siguria mbetet prioritet absolut i qeverisë. Krimet e armë zjarri shqetësim në gjithë botën. Ky plan veprimi parashikon të ndalojë posedimin e armëve pa leje te civilët dhe disiplinimin më të fortë të licensimit të përdorimit të armëve si edhe disiplimin e agjencisve private të sigurisë.

Janë parashikuar shumë masa konkrete që kanë të bëjnë me trafikimin apo prodhimin e armëve. Kemi parashikuar ndryshime në kodin penal, dhe të kriminalizojmë disa figura të reja të krimit që kanë të bëjnë me trafikimin, sic është ajo përmes kutive postare, apo për përdorimin apo posedimin e pajisjeve që mundësojnë printimin 3D të armëve.

Është një strategji gjithëpërfshirëse që synon të parandalojë posedimin e armëve në mënyrë të jashtëligjshme. Policia përditë bën aksione e kap armë e municione që ndodhen në duart e njerëzve. Tashmë kemi një strategji që e sheh në mënyrë më gjithëpërfshirëse këtë fenomen.- u shpreh Çuçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH