Aktualitet

Çuçi ministër, Haxhiu: Rama s’dëshiron konflikt para zgjedhjeve

               Publikuar në : 21:16 - 16/12/20 liberale

Gazetari Baton Haxhiu e ka cilësuar një hap të kujdesshëm të kreut të qeverisë Edi Rama vendimin për të emëruar Bledin Çuçin ministër të Brendshëm. Duke folur në Radarin Informativ në ABC, Haxhiu deklaroi se Rama nuk dëshiron konflikt dhe as përplasje me presidentin Ilir Meta përpara zgjedhjeve.

I kujdesshëm për të mos zgjedhur një njeri që ka ashpërsi, një karakter që edhe në dukje edhe në veprim është ashtu. Rama e njeh Bledin se çfarë është puna e tij. Rama nuk dëshiron konflikt para zgjedhjeve, nuk do ashpërsi. Ndryshe do dërgonte në presidencë një njeri që presidenti do e refuzonte duke i lënë peshën Metës.

Ose ta linte vendin pas ministër të Brendshëm për t’ia lënë në dorë presidentit. Duke qenë se kritikat ndaj kryeministrit ka qenë se përzgjedh femra në poste të tilla dhe ato nuk i përmbushin kushtet, e kanë bërë që të përzgjedhë një njeri që nuk është konfliktual. Unë po të isha do veproja ndryshe”, tha Haxhiu.

Ai u shpreh se dorëheqja e Lleshajt mbajti peshën më të madhe të revoltës pas vrasjes së të riut nga policia.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back