Aktualitet

Çuçi: Mbi 10 mijë banorë do e kalojnë natën e Vitit të Ri në çadra

Shkruar nga Liberale
Çuçi: Mbi 10 mijë banorë do e kalojnë natën e

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të tretë pas tërmetit, Komitetin Kombëtar të Rindërtimit. Takimi po zhvillohet në selinë e qeverisë, ndërsa është bërë një bilanc të dëmeve.

Ministri Bledi Çuçi ka treguar numrin e banorëve që janë të strehuar aktualisht në hotele dhe çadra.

Shifrat nga Emergjencat

3613 persona janë në hotele

10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,

39310 objekte janë verifikuar

3580 të pabanueshme në Durrës

72 objekte janë shembur

10 në Tiranë

7 në Lezhë

Familjet përfituese të qirasë

Në Durrës 1310 familje

Në Shijak 1187

Në Tiranë 2274

Në Vorë 499

Në Kavajë 176

Në Kamëz 270

Në Lezhë 610

Meremetimet

887 leje në Tiranë

12 leje në Durrës (6 kanë filluar zbatimin)

Shëndetësia

8 pacientë janë të shtruar te Trauma

3 janë dërguar për specializim jashtë vendit

Arsimi

53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, u pezullua mësimi, u transferuan

Qarku më i goditur Durrësi, 32 shkolla

14 në Tiranë

7 në Lezhë

28 shkolla janë meremetuar në Durrës

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH