Aktualitet

Çuçi: Aksidente me vdekje kishte edhe në kohën e diktaturës

Shkruar nga Liberale
Çuçi: Aksidente me vdekje kishte edhe në kohën e

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një dalje për mediat, tha se nuk ndjen përgjegjësi morale për aksidentin e rëndë të regjistruar para disa ditësh, ku humbën jetën katër anëtarë të një familjeje.

Çuçi u shpreh para gazetarëve, se ngjarje të tilla ndodhin kudo, madje kishte edhe në kohën e diktakturës.

“Nuk e them dhe nuk do ta dëgjoni ndonjëherë që policia nuk ka përgjegjësi për ngjarjet e ndodhura. Përgjegjësia morale? Si njeri do të doja mos të kishte vrasje, asnjë aksident. Por është utopi. Nuk ka ndodhur as në kohën e diktaturës. Për t’u bërë shofer dikur, bëhej 9 muaj kurs, sa një universitet. Dhe prapë kishim aksidente me pasojë vdekjen. Nuk kam përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme. Ndodh pavarësisht nga ne. Nuk ndjej përgjegjësi, por do më vinte mirë që këtë trend unë ta ruaj.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH