1

Cristiano Ronaldo qëndron te Juventus

               Publikuar në : 18:30 - 16/07/21 liberale

Akti i katërt i Juventusit dhe Cristiano Ronaldos. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, kampioni portugez ka zgjidhur përfundimisht dilemat për të ardhmen e tij, duke qëndruar te “Zonja e Vjetër”.

Ai ka vënë në dijeni klubin bardhezi, përmes një mesazhi, se dëshira e tij është të respektojë kontratën, që e lidh me torinezët deri më 30 qershor 2022.

Sulmuesi portugez pritet të mbërrijë në Torino të dielën e 25 korrikut, për të filluar “hedhjen e themeleve” për sezonin 2021-2022. Siguria ka ardhur edhe nga agjenti Jorge Mendes, i cili, dy javë më parë, kishte qetësuar ambientin bardhezi, pas një takimi me presidentin Andrea Agnelli.

As Federico Chiesa nuk do të lëvizë nga Juventus. Pas paraqitjes së mrekullueshme në Euro 2020, Bayern Munchen ofroi 80 mln euro për sulmuesin italian. Juventus refuzoi kategorikisht, madje nuk u tundua as oferta e Chelsea, që shkoi në 100 mln euro.

Chiesa është i përfshirë totalisht në projektin e Allegrit dhe është i pashitshëm, të paktën për sezonin e ri. Juventus kërkon menjëherë të rikthejë titullin dhe shumica e grupit aktual nuk do të preket.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back