Sport

Cristiano Ronaldo, pozitiv me Covid

Shkruar nga Liberale
Cristiano Ronaldo, pozitiv me Covid

Federata Portugeze e Futbollit ka konfirmuar se edhe Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ajo sqaron se futbollisti është asimptomatik, ndërsa është vendosur në izolim. Ronaldo ka rezultuar pozitiv gjatë testeve që u janë bërë lojtarëve gjatë grumbullimit me kombëtaren e Portugalisë, e cila do të luajë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Suedisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tashmë, Ronaldo do të mungojë të paktën në takimin e kësaj fundjave për Juventusin në Serie A, me Crotone-n.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH