1

Cristiano Ronaldo njofton largimin nga futbolli?

               Publikuar në : 15:55 - 12/10/20 liberale

Një lajm i trishtë për tifozët e futbollit dhe fansat e Cristiano Ronaldos. Futbollisti i ka shokuar të gjithë me deklaratën e dhënë së fundmi duke deklaruar se cikli me Kombëtaren e tij do të mbyllet së shpejti.

Shumë shpejt, pas botërorit të 2022-shit, ai nuk do jetë më pjesë e kombëtares. Ronaldo u shpreh: “Kupa e Botës Katar 2022 do të jetë e fundit për mua”.

5 herë fituesi i Topit të Artë ka mundësinë të synojë edhe për dy trofe me luzitanët, teksa përpara e pret Euro2021 dhe më pas Botërori, ndërsa deri më tani ka arritur të ngrejë vetëm një herë Kupën e kampionatit europian, të cilin e fitoi në vitin 2016 përballë Francës.

Në vitin 2022 Ronaldo do të jetë në moshën 37-vjeçare dhe mbetet për t’u parë nëse atëherë do të jetë edhe koha kur do të ndahet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Burimi: Top-channel.tv

 

Tags:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back