Aktualitet

Ç'po ndodh? Të shtëna me armë zjarri drejt një kompleksi në Yrshek

Shkruar nga Liberale
Ç'po ndodh? Të shtëna me armë zjarri drejt një

Pak pas mesnate janë shënuar disa të shtëna me armë zjarri në një kompleks pranë Yrshekut, zonë në periferi të Tiranës.

Policia thotë se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejtim të kompleksit në pronësi të shtetasit me inicialet E.Ç,.

"Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.", njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH