Aktualitet

Ç'po ndodh në Morinë? Dhjetëra holandezë mbërrijnë me makinë

Shkruar nga Liberale
Ç'po ndodh në Morinë? Dhjetëra holandezë

Dhjetëra tifozë nga Holanda po kalojnë nga kufiri i Morinës për të ndjekur finalen e Conference League.

Ata kanë udhëtuar qindra kilometra për të mbërritur në kryeqytet për të parë skuadrën e tyre të zemrës teksa luan kundër Romës.

Sipas të dhënave të marra në pikën kufitare gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptarë 5094 shtetas të huaj me 2410 automjete.

Krahasuar me ditët e tjera numri i personave që hyjnë në territorin shqiptar është dyfishuar.

Në Morinë nuk mungojnë as tifozët e skuadrës italiane. Kujtojmë se sot në stadiumin “Air Albania” do të luajnë dy skuadrat Roma dhe Feyenoord.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH