Aktualitet

Ç’po ndodh në Elbasan? Qëllohet me armë drejt efektivëve të policisë

               Publikuar në : 13:34 - 24/09/20 liberale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku është qëlluar me armë zjarri drejt efektivëve të policisë.

Sipas televizioneve informative ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 nëntori”.

Mësohet se policia ishte njoftuar për një konflikt familjar. Sipas News 24 bëhet fjalë për shtetasin Lefter Zh i cili vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Gazeta Liberale mëson se si pasojë e të shtënave drejt policisë në Elbasan janë plagosur dy kalimtarë të rastit, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja e dy personave ndodhi në momentet e para kur personi ka filluar të qëllojë në drejtim të policisë

Forcat e Policisë janë pozicionuar dhe kanë vendosur menjëherë perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje personit të dorëzohet. Banesa është e rrethuar nga Forcat Shqiponja dhe në ndihmë po mbërrijnë Renea dhe FNSH. /Gazeta Liberale

Tags:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back