Aktualitet

E papritur/ Hashim Thaçin lë burgun dhe shkon në Kosovë

Shkruar nga Liberale
E papritur/ Hashim Thaçin lë burgun dhe shkon në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë qelinë për disa orë dhe ka shkuar në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij.

Raportohet se nëna e Thaçit ka dalë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku trajtohej prej disa ditësh.

Mësohet se, Thaçi tanimë ndodhet në banesën e familjes së tij në Burojë, teksa zona është rrethuar nga forca të shumta policie, si edhe nga EULEX-i.

Burimi: News 24

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH