Aktualitet

Covid në Shqipëri, rritet numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Shkruar nga Liberale
Covid në Shqipëri, rritet numri i viktimave gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri, ku edhe gjatë orëve të fundit vijon rritja e shifrave.

Gjatë 24 orëve të fundit, 21 persona kë humbur jetën nga Covid.

Sipas MSH, personat që kanë humbur betejën me Covid, janë përkatësisht: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç.

Po ashtu, janë kryer 3149 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 851 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

377 raste në Tiranë, 48 në Pogradec, nga 30 raste në Elbasan, Kavajë, 29 në Durrës, 28 në Vlorë, 27 në Shkodër, 26 në Fier, 25 në Berat, 23 në Lezhë, 21 në Sarandë, 19 në Krujë, 18 në Peqin, 17 në Korçë, 14 në Kamëz, nga 12 raste në Lushnje, Mirditë, 9 në Gjirokastër, 7 në Kuçovë, 6 në Kukës, nga 5 raste në Kurbin, Has, Librazhd, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Tepelenë, Vorë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Belsh, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Mallakastër, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Skrapar, Patos, Cerrik, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 903 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,076 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 766 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,793 vaksinime.

Statistika (3 Mars 2021)

Raste të reja ditore 851

Të shëruar në 24 orë 903

Të shtruar në spitale 606

Humbje jete në 24 orë 21

Testime ditore 3149

Testime totale 476,017

Raste pozitive 109,674

Raste të shëruara 72,076

Raste Aktive 35,742

Humbje jete 1,856

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH