Aktualitet

Covid në Shqipëri/ 9 viktima, mbetet i ulët numri i rasteve të reja

Shkruar nga Liberale
Covid në Shqipëri/ 9 viktima, mbetet i ulët numri i rasteve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri, teksa ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

Sipas MSH, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, përkatësisht: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç.

Po ashtu, janë kryer 3007 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 341 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër, 16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Statistika (3 Prill 2021)

Raste të reja ditore 341

Të shëruar në 24 orë 673

Të shtruar në spitale 263

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 3007

Testime totale 567,572

Raste pozitive 126,183

Raste të shëruara 93,173

Raste Aktive 30,754

Humbje jete 2256

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH