Aktualitet

Covid në Shqipëri/ 17 viktima, rritet numri i të infektuarëve

Shkruar nga Liberale
Covid në Shqipëri/ 17 viktima, rritet numri i të

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar tv dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit 17 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19. Sipas MSH, personat që kanë humbur jetën janë përkatësisht: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetaë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Belshi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 48-83 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3975 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 792 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4969 vaksina antivCOVID.

COVID-19 – Statistika (20 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1153

Të shëruar në 24 orë 928

Të shtruar në spitale 606

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 3975

Testime totale 436,477

Raste pozitive 99,062

Raste të shëruara 62,533

Raste Aktive 34,876

Humbje jete 1,653

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH