Aktualitet

Covid në Shqipëri/ 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit

               Publikuar në : 18:28 - 15/03/21 liberale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19. Sipas MSH, personat që kanë humbur jetën, janë përkatësisht: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç.

Po ashtu, janë kryer 3001 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 543 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

188 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, Finiq, 11 në Delvinë, 9 në Kamëz, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Pukë, Kuçovë, nga 5 raste në Korçë, Mallakastër, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Berat, Prrenjas, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Dibër, Patos, nga 1 rast në Gjirokastër, Ura Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2478 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 27,365 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (15 Mars 2021)

Raste të reja ditore 543

Të shëruar në 24 orë 578

Të shtruar në spitale 485

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 3001

Testime totale 514,076

Raste pozitive 118,017

Raste të shëruara 81,061

Raste Aktive 34,896

Humbje jete 2060

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back