Aktualitet

Covid në Shqipëri/ 11 viktima dhe 303 raste të reja

Shkruar nga Liberale
Covid në Shqipëri/ 11 viktima dhe 303 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusinnë vendin tonë, teksa ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

Sipas MSH, gjatë 24 orëve të fundit, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, përkatësisht: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç.

Po ashtu janë kryer 2174 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 303 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë, 7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin, 4 raste në Kurbin, Mallakastër, Ura Vajgurore, Këlcyrë, 3 raste në Kukës, Delvinë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kuçovë, 2 raste në Lezhë, Has, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 1 rast nw Pukë, Kamëz, Kolonjë, Libohovë .

Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3,461 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 51,690 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (23 Mars 2021)

Raste të reja ditore 303

Të shëruar në 24 orë 651

Të shtruar në spitale 394

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 2174

Testime totale 536,963

Raste pozitive 121,847

Raste të shëruara 86,497

Raste Aktive 33,194

Humbje jete 2156

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH