Globi

Covid në Kosovë/ 9 raste të reja, asnjë viktimë

Shkruar nga Liberale
Covid në Kosovë/ 9 raste të reja, asnjë viktimë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person nga Covid dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja.

Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 8 qytetarë. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.

Ndërkohë tashmë numri i përgjithshëm i qytetarëve që kanë fituar betejën me Covid janë 105 333 dhe pacientë aktiv me Covid janë 167 persona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH