Aktualitet

Covid/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e 24 orëve të fundit

Shkruar nga Liberale
Covid/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e fundit të të dhënave njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me koronavirusin pesë pacientë, ndërsa janë shëruar 43 qytetarë.

"Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu, janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:

46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH