Aktualitet

Covid mbyll 4 kopshte në Gjirokastër

Shkruar nga Liberale
Covid mbyll 4 kopshte në Gjirokastër

Katër kopshte në Gjirokastër janë mbyllur për shkak të infektimit me Covid të stafit. Institucionet do të qëndrojnë të mbyllura deri në një urdhër të dytë, ndërsa autoritetet lokale thonë se situata po bëhet problematike.

"Situata në kopshte paraqitet problematike. Ne jemi në monitorim të situatës. Kemi bërë dezinfektimet. Qyteti i Gjirokastrës po bëhet një vatër e përhapjes së virusit. U bëj thirrje qytetarëve të respektojnë masat", thotë për Vizion Plus, Dorjana Demo, drejtoresha e Arsimit në Bashkinë Gjirokastër.

Situata mbetet problem dhe për mjekët të cilët thonë se gjatë 10 ditëve të fundit ka një rritje të madhe të rasteve me Covid.

Në Gjirokastër vazhdojnë të jenë të hapura dy kopshte nga gjashtë në total, por numri i fëmijëve që i frekuentojnë është tepër i ulët pasi prindërti i frikësohen virusit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH