Aktualitet

COVID/ Falen gjobat ndaj bizneseve për mospagimin e kësteve të...

Shkruar nga Liberale
COVID/ Falen gjobat ndaj bizneseve për mospagimin e kësteve të...

Falen të gjitha gjobat në lidhje me mospagimet e kësteve paraprake të Tatim mbi Fitimin për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

“Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme.

Administrata Tatimore do të do të vijojë zbatimin e procedurave për të njoftuar tatimpaguesit në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik e-Filing. Gjithashtu, struktura e apelimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të trajtojë në përputhje me përcaktimet e legjislacionit, për situatat e fatkeqësisë natyrore edhe gjobat e tjera për deklarim dhe pagesë me vonesë të detyrimeve të tjera tatimore nga ana e tatimpaguesve.

MFE mbetet e angazhuar për të mbështetur biznesin në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj periudhë të vështirë pandemie me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH