Globi

Covid/ Epidemiologu: Do të shohim diçka që nuk e kemi parë kurrë

Shkruar nga Liberale
Covid/ Epidemiologu: Do të shohim diçka që nuk e kemi parë

 

Michael T. Osterholm, virologu i njohur i cili paralajmëroi pandeminë e koronavirusit në librin e tij “Kërcënimi më vdekjeprurës” (2017), është shumë i shqetësuar për zhvillimin e Covid-19.

Sipas tij, sa më shumë të përhapet varianti britanik i koronavirusit, aq më shumë mundësi ka që bota të pushtohet nga një “uragan i kategorisë së pestë” i këtij infeksioni.

“Do të shohim diçka që nuk e kemi parë kurrë. Është njësoj si në një ditë plazhi, kur qielli është i hapur dhe të gjithë po kënaqen. Specialistët e shikojnë uraganin nga larg, por është e vështirë që njerëzit të largohen nga plazhi kur dielli po shkëlqen dhe nuk ka re. Njerëzve thjesht mund t’u thuhet që uragani po afron”, deklaroi Osterholm për “NBC”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH