Aktualitet

Covid, Bino: Jemi të shqetësuar, sfidë mbetet ulja e numrave

               Publikuar në : 21:59 - 29/06/20 liberale

Drejtorja e Departamenti të Sëmundjeve të Brendshme në ISHP, Silva Bino tha në “Ilva Now” se rastet e reja janë shqetësuese, ndërkohë shtoi se qëllimi kryesor është mbajtja e situatës nën kontroll.

Ajo u shpreh se frenimi i përhapjes së mëtejshme të infeksionit mund të bëhet vetëm nga gjurmimi dhe izolimi i kontakteve, ndryshe shtoi se çdo tentativë dhe përpjekje do jetë e kotë.

“Jemi të shqetësuar me shifrat e larta dhe po përpiqemi, ta mbajmë dhe të ulim këtë situatë. Këtu është qëllimi ynë. Sëmundja ka një periudhë inkubacioni dy javë. Duke parë këtë, parashikohet edhe ulja. Në lidhje me gjurmimin, ai ka qenë strategjia kryesore dhe gjurmimi i kontakteve. Ky është elementi kyç. Vetëm gjurmimi pa pasimin të izolimit nuk ka vlerë. Ekipet edhe mund të jenë të lodhur, por kemi një strategji, e cila është zëvendësimi i ekipeve. Ka dhe një plan B dhe C, ku numri i tyre duhet të rritet apo duhet të zëvendësohet me të tjerë. Mbetet një sfidë izolimi”, tha ajo.

Sa i takon testimeve masive, znj. Bino tha se Shqipëria nuk mund të kryejë teste të përgjithshme.

“Ne do të testojmë aq sa na kërkojnë qytetarët dhe ne nuk mund të bëjmë testim të përgjithshëm. Ne kemi testuar edhe persona pa shenja klinike. Ne i kemi testuar ata që paraqesin shenja klinike. Ne kemi dyfishuar testet. Kohët e fundit ka shumë pak infektime në QSUT, aty ka pasur dy vatra në QSUT, të cilat kanë bërë që të rritet numri i infeksioneve në lidhje me QSUT, kjo ka pasur lidhje me thyerjen e masave të kontrollit të infeksionit”, shtoi ajo.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back