Globi

Covid/ Austria jep 500 milionë euro për restorantet

Shkruar nga Liberale
Covid/ Austria jep 500 milionë euro për restorantet

Industria e restoranteve është një prej më të goditurave për shkak të krizës me koronavirusin. Në Austri, ku restorantet do të fillojnë të presin klientë nga fundjava, kancelari Serbastian Kurz njoftoi një paketë shpëtimi prej 500 milionë eurosh për industrinë.

“Ramë dakord për një paketë prej 500 milionë eurosh që synon të rrisë konsumin dhe reduktojë taksat për pronarët e restoranteve. Jam veçanërisht i lumtur që numri i ulët i infektimeve të reja do të na lejojë t’i rihapim restorantet në fund të kësaj jave, më 15 maj”, tha Kurz.

Kurz tha gjithashtu se qeveria austriake mbështet rihapjen e kufijve të brendshëm evropianë, dhe se shpreson në siglimin e një marrëveshje me gjermanin për të lejuar udhëtimet mes dy vendeve gjatë verës.

Austria ishte një ndër vendet e para që aplikoi kufizime për frenimin e pandemisë dhe numëron mbi 15 mijë raste e 620 vdekje nga Covid-19./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH