Globi

Covid-19/ Zvicra rikthen punën nga shtëpia

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Zvicra rikthen punën nga shtëpia

Vala e pestë e koronavirusit dhe numri i lartë i rasteve të reja me COVID-19, ka bërë që Zvicra të shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, duke rikthyer sërish punën nga shtëpia.

Autoritetet zvicerane kanë vendosur që të ashpërsohen edhe masat kundër atyre që nuk janë vaksinuar pasi vetëm ata që janë të vaksinuar ose që kanë kaluar Covid-in së fundmi do të mund të hyjnë në hapësirat e brendshme, në restorante, institucione kulturore dhe ambiente sportive ndërsa organizimet private do të kufizohen në vetëm 10 persona.

Masat e reja vijnë pasi varianti Omicron është më ngjitës se variantet e mëparshme. Më shumë se 66% e popullsisë së Zvicrës është vaksinuar me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH