Globi

Covid-19/ Vetëm 1 i vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Vetëm 1 i vdekur gjatë 24 orëve të fundit në

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar për të dytën ditë radhazi vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spanjë kanë ndërruar jetë vetëm 38 persona në javën e fundit. Ndërkohë, edhe rastet e reja kanë pasuar rënie, pasi në 24 orët e fundit ishin vetëm 182 persona, ndërsa një ditë më parë ishin 231. Shumica e të prekurve të rinj janë në Madrid dhe në Katalonjë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Spanjë kanë ndërruar jetë 27,119, ndërsa numri total i të prekurve me Covid-19 është 237,906 persona.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH