Aktualitet

Covid-19 u merr jetën dy inxhinierëve në Berat

Shkruar nga Liberale
Covid-19 u merr jetën dy inxhinierëve në Berat

Dy inxhinierë në dy institucione të rëndësishme në qytetin e Beratit kanë humbur sot jetën si pasojë e virusit të rrezikshëm Covid-19. Inxhinieri i spitalit rajonal Berat, 55-vjeçari Alfred Lulaj dhe inxhinieri i OSHEE-së, 60-vjeçari Armand Spathara e humbën luftën me Covid-19 në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Lulaj dhe Spathara ishin të shtruar prej dy javësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku ishin të intubuar. Sipas Abc News, askush prej dy inxhinierëve që humbën jetën nga Covid-19 nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Ata ishin transportuar rreth dy javë më parë nga Spitali i Beratit drejt spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë në gjendje të rënduar.

Pas disa ditësh në intubim gjendje e tyre është përkeqësuar, ata kanë shfaqur komplikacione dhe kanë ndërruar jetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH