Globi

Covid-19, Spanja rifut në karantinë 200 mijë persona

Shkruar nga Liberale
Covid-19, Spanja rifut në karantinë 200 mijë persona

Autoritetet në Spanjë kanë rifutur në karantinë të paktën 200,000 persona në provincën Lleida, rajoni i Katalonjës. Izolimi vjen si pasojë e rritjes së të prekurve me Covid-19.

Kemi vendosur të zbatojmë kontrolle të perimetrit rreth Segrià (qarkut) në përgjigje të të dhënave që konfirmojnë rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve Covid-19,” njoftoi presidenti rajonal katalunas Quim Torra në një konferencë për shtyp.

Izolimi filloi në mesditën e së shtunës dhe përfshin kryeqytetin krahinor të Lleida-s.

Zbatimi i rregullave do të monitorohet nga 24 pika kontrolli policie rreth perimetrit të qarkut, duke parandaluar lëvizjen brenda dhe jashtë. Spanjë, një nga vendet më të prekura nga pandemia në Evropë, numëron deri më sot 297,625 të infektuar me koronavirus dhe 28,385 viktima

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH