
Ndërkombëtare
Covid-19/ Shteti që po vaksinon kafshët

SHBA është bërë shteti i parë në botë që po vaksinon kafshët kundër koronavirusit. Kopshti Zoologjik i San Diegos ka vaksinuar 9 orangutangë dhe po planifikon që të vaksinojë edhe disa shimpanze.
Vendimi për të nisur vaksinimin e kafshëve erdhi pasi në këtë kopsht u verifikuan 8 gorrilla me Covid-19, gjatë muajit janar. Kafshët u infektuan nga një punonjës i kopshtit zoologjik, i cili e kaloi koronavirusin pa simptoma.
“Aty kuptuam se kafshët tona janë shumë të rrezikuara. Vendosëm që të bëjmë të pamundurën për t’i mbrojtur, pasi nuk e dimë se si do të ndikojë virusi te ata”, tha Nadie Lamberski, drejtoresha e Kopshtit Zoologjik të San Diegos.
Vaksina për kafshët është prodhuar nga kompania farmaceutike veterinare Zoetis dhe është aktualisht në fazë eksperimentale. K
Tags: COVID, kafshe, SHBA, vaksine