Globi

Covid-19/ Sërish numër i lartë i viktimave në Itali

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Sërish numër i lartë i viktimave në Itali

Emergjencat Civile në Itali, në komunikimin e përditshëm për shtyp, ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, 242 persona të tjerë kanë humbur jetën, duke e çuar bilancin total në 31,610.

Lajmi i mirë vjen për numrin e të prekurve të rinj, të cilët ditën e fundit ishin 789, ndërsa në total prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 223 mijë të infektuarish.

Situata është përmirësuar ndjeshëm dhe në Lombardi, e cila konsiderohet dhe si epiqendra e pandemisë në vendin fqinj, ku në 24 orë u regjistruan 290 raste të reja me Covid-19.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH