Globi

Covid-19/ Rritet sërish numri i viktimave në Itali

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Rritet sërish numri i viktimave në Itali

Mbrojtja Civile ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me koronavirusin në Itali. Sot është shënuar një rritje e numrit të viktimave nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 236 persona, 41 viktima persona më shumë se një ditë më parë, ku u regjistruan 195.

Ndërkohë, numri i viktimave ka shkuar në 29315. Që nga fillimi i epidemisë 213,013 persona janë infektuar me koronavirus, 1.075 raste të reja vetëm dje.

Numri i të shëruarave ka shkuar në 85231, ndërsa 1427 janë në gjendje kritike./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH