Globi

Covid-19/ Rritet numri i viktimave në Itali

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Rritet numri i viktimave në Itali

Italia ka regjistruar 111 viktima të tjera nga pandemia e koronavirusit, duke shënuar një rritje nga dita e djeshme ku u shënuan 87 viktima. Ndërkohë, bilanci total i humbjeve të jetëve në vend prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 33,340.

Një ulje të ndjeshme ka pasur numri i rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 416 të infektuar të tjerë, ndërsa numri total i të infektuarëve prej fillimit të pandemisë ka shkuar mbi 232 mijë.

Sipas emergjencave civile vijon të përmirësohet dhe situata në spitale dhe terapi intensive. Deri në këto momente 3.8 milionë italianë i janë nënshtruar testit të tamponit.

Po ashtu raportohet se në 4 rajone të vendit fqinj në ditën e fundit nuk është raportuar asnjë rast i ri me koronavirus.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH