Aktualitet

Covid-19/ Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja në

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19.

Sipas MSH, personat që kanë humbur jetën janë përkatësisht: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç.

Janë kryer 3842 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 801

Të shëruar në 24 orë 1058

Të shtruar në spitale 558

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 3842

Testime totale 420,818

Raste pozitive 94,651

Raste të shëruara 58,794

Raste Aktive 34,275

Humbje jete 1,582

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH