Aktualitet

Covid-19/ Rritet numri i të infektuarëve në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Rritet numri i të infektuarëve në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 6 persona, një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Po ashtu janë realizuar 1954 testimeve, prej të cilëve 489 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Numri i të shtruarve në spitale ka arritur në 350 persona. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 165 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,861 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë,

28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier,

18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë,

11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë,

6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH