Globi

Covid-19/ Rritet bilanci i viktimave në Itali

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Rritet bilanci i viktimave në Itali

Krahasuar me dy ditët e fundit, ditën e sotme ka pasur një rritje të numrit të viktimave në Itali.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 78 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, shifër kjo më e lartë se ditët e fundit ku viktimat nuk kalonin mbi 60.

Rritje ka pësuar dhe numri i personave të rinj të prekur me Covid-19, ku së fundmi janë raportuar 346 raste të tjera të infektuarish, pjesa më e madhe e të cilëve është sërish në Lombardi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH