Globi

Covid-19/ Rihapen mbi 500 plazhe në Greqi

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Rihapen mbi 500 plazhe në Greqi

Këtë të shtunë, më shumë se 500 plazhe u rihapën për pushuesit në Greqi, duke rikthyer kështu vëmendjen në sektorin jetësor të turizmit.

Plazhistëve iu kërkua të respektojnë rregullat e distancimit social, të cilat përcaktojnë edhe largësinë mes çadrave. Jo më shumë se 40 qytetarë lejohen për 1000 metër katrorë, tubat e çadrave duhet të vendosen 4 metra larg njëri-tjetrit, ndërsa tendat jo më afër se një metër, sipas një manual të qeverisë greke.

Në Alimos, një plazh popullor në jug të Athinës, qytetarët qëndruan në radhë që në orët e para të së shtunës, për të zënë një vend buzë detit.

Shumë shtete të tjera evropiane po bëhen gati për sezonin turistik, me shpresën për të ringritur në këmbë sektorin e dëmtuar rëndë nga izolimi. Portugalia njoftoi së fundmi se do të rihapte plazhet në 6 qershor.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH