Aktualitet

COVID-19/ Rekord infektimesh në 24 orët e fundit, 739 vetëm në Tiranë

Shkruar nga Liberale
COVID-19/ Rekord infektimesh në 24 orët e fundit, 739 vetëm

Duket se një valë tjetër e Covid-19 është rikthyer teksa sot janë shënuar shifra rekord infektimesh në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 3353 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1563 qytetarë, në këto bashki:

739 në Tiranë, 104 në Durrës, 65 në Vlorë, 58 në Fier, 55 në Shkodër, 53 në Berat, 50 në Kamëz, 41 në Elbasan, 39 në Lushnje, 31 në Sarandë, 28 në Kuçovë, 25 në Korçë, 23 në Gjirokastër, 20 në Lezhë, 17 në Krujë, 15 në Dimal, 13 në Kavajë, nga 12 qytetarë në Dibër, Divjakë, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, 10 në Gramsh, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, Selenicë, nga 7 qytetarë në Mirditë, Mat, nga 6 qytetarë në Kukës, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 5 qytetarë në Pukë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tropojë, Delvinë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Memaliaj, Pogradec, Devoll, Poliçan, nga 2 qytetar në Has, Libohovë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Shijak, Rrogozhinë, Dropull, Skrapar, Cerrik, Belsh.

Janë 7,063 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tropoja 87 vjeç.

Janë shëruar 725 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,374 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1563

Të shëruar në 24 orë 725

Të shtruar në spitale 30

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3353

Testime totale 1,872,728

Raste pozitive 290,954

Raste të shëruara 280,374

Raste Aktive 7,063

Humbje jete 3,517

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,468

Durrës 547

Fier 472

Vlorë 365

Berat 243

Elbasan 223

Shkodër 221

Gjirokastër 165

Lezhë 141

Korçë 102

Dibër 75

Kukës 41

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH