Aktualitet

COVID-19/ Rama: Shpresoj që vala e dytë të jetë parashikim i gabuar

Shkruar nga Liberale
COVID-19/ Rama: Shpresoj që vala e dytë të jetë parashikim i

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot ambientet e ish-kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital COVID-3.

Ai thotë se COVID-3 është ngritur në kohë rekord dhe do të jetë një spital karantinë ose siç shërbente Konvaleshenva.

"Stuata është, më së miri, natyrisht falë ministres dhe juve. Strategjikisht vepruam drejt, insistuam ndjekjen me rigorozitet të planit. Nga ana tjetër përderisa nuk u përsëritën këtu shfaqjet e rënda dhe të forta si në vendet e tjera. Shpresoj që vala e dytë të jetë parashikim i gabuar një nga ato që është bërë në gjithë këtë periudhë.

Shpresoj mos ketë por rreziku është i madh. Nëse nuk përgatitemi atëhere numrat mund të shkojnë sa nuk i patëm herën e parë. Dhe ky spital është përgjigjia e duhur. Unë shoh çfarë bëjnë të tjerët. Më thanë hapi Ramazon hapi, ndërsa tani kemi të hapur vetëm me Malin e Zi dhe Kosovën, kurse të tjerat jo. Kurse ka filluar sherri në BE me Francën e Spanjën, mos ja hapim ti hapim.

Për turizmin me kë nuk kam biseduar. Nuk e di asnjë, nuk ka siguri, duhet bërë kështu apo ashtu. Hapja është e domosdoshme për ekonominë por është e rrezikshme. Ne duhet të jemi gati", tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH