Aktualitet

COVID-19/ Rama: Njerëzit ta harrojnë jetën që bënin para luftës

               Publikuar në : 22:11 - 26/03/20 liberale

Në një intervistë me Skype për “Real News”, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo është luftë për jetë a vdekje dhe se nuk mund të gjesh optimizëm tek iluzionet.

Sipas Ramës, askush nuk duhet të mendojë që në këtë situatë do të qëndrojmë në shtëpi duke ngrënë si më parë, apo se nuk do të punojmë e do të marrim sërish rrogën që merrnim, duke arsyetuar se “në luftë njerëzit do të rrinë pa ngrënë edh enjë apo dy ditë”.

“Unë nuk mund t’i ushqej njerëzit me përralla, apo iluzione, sepse nëse unë them se javën tjetër, dielli do të dalë dhe dielli nuk del, depresioni do të jetë më i madh. Njerëzit duhet ta ndajnë mendjen, kjo është ;luftë për jetë e vdekje dhe nuk mund të gjesh optimizëm tek iluzionet, tek fjalët e sheqerosura, sepse do të ishte shumë më katastrofike rënia në depresion, në rast se jepen stacione ku treni nuk ndalon.

Ne jemi në një sfidë që është e jashtëzakonshme, sepse është një sfidë e paparë, duk di askush më shumë se ne dhe ne nuk dimë më pak se të tjerët. Nuk është se dikush ka një zgjidhje dhe ka kapacitet për ta bërë ndryshe dhe ne jemi më mbrapa. Gjithë ajo shkencë, ato trilionë e stër trilionë për bomba e për të shkuar në mars, nuk vlejnë, ushtria amerikane sot, ka të njëjtën vlerë si ajo shqiptare, nuk vlen. Jemi në një situatë absurde, por në një situatë ku nuk do na e thotë kush se ja kush është rruga.

Do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet. Do të humbim njerëz, por jo aq shumë sa do të humbnim në se do të shkonin si cjapi te kasapi, do kemi plagë patjetër. Nuk është diçka që ë dimë kur mbaron, po duke mos e ditur, do të duhet të ecim hap pas hapi. Një thirrje për njerëzit: harrojeni jetën që bënit përpara luftës. Përqendrohu te lufta, do bësh si do bësh, njerëzit në luftë do rrinë pa ngrënë edhe një ditë e dy ditë, nuk mund të funksionojë që ne do rrimë në shtëpi e do ahmë e pimë si më përpara, nuk do punojmë e do e marrim rrogën siç e merrnim”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back