Aktualitet

Covid-19/ Rama apel të fortë qytetarëve, flet për karantinim

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Rama apel të fortë qytetarëve, flet për karantinim

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, iu ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të tregohen të kujdeshëm për të mos lejuar përhapjen e Covid-19.

Rama tha se gjatë këtyre ditëve të fundit, numri i të shtruarëve është rritur, duke ua kaluar atyre që kemi pasur që prej fillimit të pandemisë. Kryeministri tha se qytetarët urgjentisht duhet të ndryshojnë sjelljen, pasi në të kundërt, cdo gjë do të fillojë nga e para.

"Armiku i padukshëm nuk ka ikur. Sa për dijeni, kemi rritje të shtrimeve, më shumë sesa kemi pasur në kulmin e pandemisë. Nuk dua ta bëj me të keq. E di sesa kanë vuajtur qytetarët dhe bizneset, por në fund të fundit ekonomia bie dhe ngrihet prapë, por të vdekurit nuk ngrihen më. 

E di mirë sa kanë duruar edhe qytetarët, kur u detyruan të mbyllen brenda 4 mureve. Nëse vazhdojmë kështu, dhe nuk ndryshojmë sjellje, të gjithë menjëherë, urgjent, dhe rritet numri i i të shtruarëve, atëherë me keqardhje, por duhet ta fillojmë nga e para, sic po ndodh edhe në vende të tjera. 

Prandaj ju lutem, ta bëjmë për veten dhe Shqipërinë. Të gjithë duhet të bëjmë gjënë e duhur, të bëjmë atë që na takon", tha ndër të tjera Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH