Aktualitet

Covid-19/ Prokuroria, hetim për shitjen e bombolave të oksigjenit

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Prokuroria, hetim për shitjen e bombolave të oksigjenit

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me tregtarët e pajisjeve dhe bombulave të oksigjenit për përdorim shtëpiak për të sëmurët me Covid-19.

Hetimi është nisur pas një kallëzimi të bërë nga dy vëllezër që humbën babain e tyre nga virusi. Ata kanë pohuar se i ati kishte ndërruar jetë 4 ditë pasi ishte shtruar në spital, ndërsa më herët ishte kuruar në shtëpi.

Kallëzuesit kanë ngritur dyshime në cilësinë e pajisjes së oksigjenit të blerë në një kompani që e kishin gjetur në Facebook, shkruan A2.

Ndërsa tre ditë më parë, një 72-vjeçar i infektuar me Covid-19 ndërroi jetë pasi i plasi bombula e oksigjenit që kishte në shtëpi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH