Kryesore

Covid-19/ Nju Jorku mbyll shkollat deri në fund të vitit shkollor

               Publikuar në : 21:18 - 11/04/20 liberale

Institucionet arsimore publike në Nju Jork do të mbeten të mbyllura deri në fund të vitit shkollor. Njoftimi u dha nga kryebashkiaku Bill de Blasio, që gjatë një konference për mediat, ndër të tjera tha se “do të ishte larg realitetit të mendohet se shkollat mund të hapen më përpara”.

“Është e dhimbshme që më duhet t’ju them se nuk do t’i hapim shkollat deri në fund të vitit shkollor, por mund t’ju them se kjo është gjëja më e drejtë që mund të bëjmë”, deklaroi kryebashkiaku De Blasio.

Nju Jorku është qyteti amerikan më i goditur nga pandemia Covid-19. Në 24 orët e fundit, Nju Jorku ka regjistruar 783 viktima. Kjo është dita e pestë radhazi që Nju Jorku regjistron mbi 700 viktima në ditë.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back