Aktualitet

COVID-19/ Nga nesër Greqia mbyll pikën kufitare të Kapshticës

Shkruar nga Liberale
COVID-19/ Nga nesër Greqia mbyll pikën kufitare të

Greqia ka njoftuar mbylljen e pikës së kalimit kufitar të  Kapshticës me Shqipërinë nga dita e nesërme, 20 nëntor.

Kjo masë vjen pas rasteve të shtuara me COVID-19 në vend dhe në qytetin e parë nga Kapshtica, Selanik.

Ata që hyjnë në vend, përveç demonstrimit të detyrueshëm të një testi molekular negativ PCR prej 72 orësh, gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë.

Ata që zbulohen si negativë do të jenë në gjendje të hyjnë në vend dhe natyrisht të drejtohen në destinacionin e tyre bazuar në PLF që do të dorëzohet.

"Situata në vendin tonë mbetet kritike. Të dhënat e djeshme [të mërkurën] treguan se nivelet e pozitivitetit në disa zona të Greqisë veriore mbeten në nivele shumë të larta nëse marrim parasysh se kemi qenë në modalitetin e bllokimit për javë të tëra", tha zëdhënësi i qeverisë në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë do të qëndrojnë të hapura portat e tjera hyrëse në vend, përfshirë Kakavijën.

Autoritetet kanë paralajmëruar kontrolle të rrepta si në kufi ashtu dhe në lëvizjet e qytetarëve. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH